Me qëllim për përmirësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe tregtisë dhe për të lehtësuar trafikun përmes kufirit shtetëror ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, sot 20.08.2019 në Shkup u nënshkruan protokolle të veçanta për zbatimin e Marrëveshjes për krijimin e kontrolleve të përbashkëta në pikën kufitare ndërkombëtare Tabanovce (Republika e Maqedonisë Veriore) - Preshevë (Republika e Serbisë), midis institucioneve kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë .

Nënshkrimi i protokolleve vijon pas nënshkrimit të Marrëveshjes midis Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë në Beograd më 12 korrik për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar për trafikun rrugor ndërkombëtar Tabanovce-Preshevë nga ana e Ministrit Oliver Spasovski dhe kolega i tij Serb Nebojsha Stefanoviq.

Në nënshkrimin e protokolleve, delegacionet drejtoheshin nga Sekretarët e Shtetit të dy Ministrive: m-r Magdalena Nestorovska dhe m-r Milosav Miliçkoviq.

Drejtori i Drejtorisë Doganore m-r Gjoko Tanasoski në fjalimin e tij theksoi se sipas procesit të Berlinit që përfshin Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Serbisë, me qëllim lehtësimin dhe përshpejtimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave përtej kufijve shtetërorë, vendosja e kontrolleve të përbashkëta paraqet një prej qëllimeve të Planit Shumëvjeçar, për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale të Ballkanit Perëndimor, të miratuar në Samitin e Trst në korrik të vitit 2017. Më në fund, ai shprehu mirënjohje Doganave të Republikës së Serbisë dhe dy qeverive për mbështetjen e tyre të pakursyer për këtë iniciativë që të funksionoj dhe të bëhet shembull për bashkëpunim të fortë dypalësh dhe rajonal.

"One stop shop është një projekt për të cilin ne jemi shumë krenarë dhe sinqerisht shpresoj që ky do të jetë një shembull i mirë për të gjitha vendet e rajonit. Nënshkrimi i protokolleve për zbatimin e Marrëveshjes midis Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë për Kontrollet e Përbashkëta në vendkalimin kufitar për trafikun rrugor ndërkombëtar është dëshmi se forcat e përbashkëta, bashkëpunimi dhe përfshirja e institucioneve përfundimisht rezultojnë me një sukses që do të përfitojnë qytetarët e të dyja shteteve, "tha m-r Nestorovska.

Sekretari i Shtetit Miliçkoviq tha se vendkalimi kufitar Preshevë-Tabanovcë është një nga vendkalimet më të ngarkuara, veçanërisht gjatë verës, kur një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Serbisë shkojnë për në Greqi, dhe me „One stop shop“ dukshëm do të zvogëlohet pritja në vendkalimin kufitarë.

"Nga vendosja e kontrollit të përbashkët do të përfitojnë qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisë Veriore. Ky është një tregues i qartë se udhëheqjet e të dy vendeve po sjellin zgjidhje për problemet e përditshme të qytetarëve, "tha Miliçkoviq.

Pas përfundimit të formaliteteve të tjera, së shpejti do të fillojë të funksionoj “One stop shop” i Vendkalimit kufitar Tabanovce-Preshevë.

013
014 (2)
015
016
Previous Next Play Pause
1 2 3 4